Sheshi

Sheshi, pamja e pergjithshme

Sheshi, pamja e kontekstit urban

 

Ftesë për Konkursin e Sheshit Liria në Durrës
Vangjush DAKO, kryetari i Bashkisë të qytetit të Durrësit

Ideja për te mbledhur dhe seleksionuar propozimet më të mira projektuese, për rivitalizimin e sheshit qëndror të qytetit tim, është një konfirmim i mëtejshem i një aktiviteti për vlerësimin e qytetit historik dhe zones qëndrore, i nisur me aprovimin e Planit Urbanistik të Integruar për Qytetin e Vjetër të Durrësit, pas shumë viteve tranzicioni dhe mungese iniziative nga ana e administratës lokale përsa i perket temave të rekuperimit dhe kualitetit urban.
Kjo veprimtari ndërthuret me programet e rikualifikimit urban, të ndermarra nga Administrata lokale falë kooperimit me organizata të shumta internacionale (Bashkimi Europian, Banka Botërore, Kooperimi Italian per Zhvillimin, MAE) dhe kërkimet shkencore në fushën arkeologjike e urbanistike të ofruara nga Universitetet Italiane (Universiteti i Parmës, Universiteti i Bolonjës dhe kohet e fundit Universiteti i Kietit dhe Peskarës).
Kjo veprimtari përben një risi në krahasim me mënyrat e trasformimit urban që kanë karakterizuar vitet e pare të tranzicionit ekonomik dhe kanë kontribuar në ndryshimin e imazhit të qytetit tim e në veçanti: zonën historike duke sjelle një pakësim të hapësirave publike e atyre të gjelbërta që vetëm kohet e fundit janë kthyer nën vëmendjen e Administratës lokale. E gjithë kjo ndodh në hipotezen e një ristabilimi të ekuilibrit ndërmjet qytetit dhe historisë që e karakterizon duke mos lene pas mundësinë e eksperimentimit të stileve të reja urbane të orientuara drej zhvillimit kulturor, të mjedisit dhe përmirësimit të jetes të qytetarëve të tij.
Riprojektimi i sheshit qëndror  – sheshi Liria – zemra e qytetit, prej shumë kohësh një hapësirë ku zhvillohet jeta publike, përbën një rast të favorshëm për konsolidimin e një proçesi të nisur dhe destinuar për kualifikimin e një organizmi të tërë urban e metropolitan. Nëpërmjet këtij aktiviteti qyteti i Durrësit kërkon të komunikojë imazhin e një qyteti në lëvizje, aktiv dhe i vëmëndshëm ndaj vlerave të së kaluarës, historisë dhe memorieve që e karakterizojne.

Falë ketyre nismave qyteti, sot, kërkon të jetë aktiv dhe plot gjallëri. Siç thotë një shprehje që kemi zgjedhur për të karakterizuar aktivitetin tonë ……………“Durrësi nuk ndalet kurrë!!”

 

 

 

SKEDA PËRMBLEDHËSE E INFORMACIONE BAZË

 

 

---------------------------------------------------------

KONKURSI
BASHKIA DURRES ,
2 KORRIK - 31 DHJETOR 2008

---------------------------------------------------------

Pergjegjesi.i Proçedures
Inxh. Adrian Cela,
NENKRYETARI I BASHKISE DURRES

Zyra pergjegjese e proçedures
Ina Xhakoni

---------------------------------------------------------

KONSULENTET SHKENCOR PERGJES

Prof. Piero Rovigatti, Universiteti i Peskares, Fakulteti i Arkitektures
DART Ambienti Rrjeti Territori

Prof. Sara Santoro, Universiteti i Parmes, Fakulteti i Gjuheve dhe Filozofis,
Dipartimenti Historis, Arkeologjis, Misioni Durres

---------------------------------------------------------

webmaster Pietro Balducci site responsible Piero Rovigatti graphic project Maria Francesca Monteforte